Lajmi Fundit
Lajmi i Fundit, Lajme Shqip, Gazeta, Informacione nga Shqiperia

Dekriminalizimi, Fleckenstein: Përfundon këtë javë në Parlament

fleckRaportuesi për Shqipërinë në Parlamentin Europian, Knut Fleckenstein është shprehur para eurokomisionerëve se procesi i dekriminalizimit mund të përfundojë këtë javë.

“Kemi qënë në Tiranë dhe kemi folur mbi dekriminalizmin, apo quajeni si të doni. Kam përshtypjen që këtë javë do të ketë dialog mes partive të mëdha që kjo temë të përfundohet në Parlament. Këtë vit e shoh mjaft pozitiv duke parë faktin se të dyja palët janë afruar”, ka thënë Fleckentesin.

Reforma në drejtësi dhe sistemi gjyqësor duhet të jenë prioriteti numër një për Shqipërinë në 6-mujorin e ardhshëm, është shprehur eurokomisioneri.

“Mendoj se reforma e drejtësisë dhe sistemi gjyqësor duhet të jenë prioritet numër një për simestrin e ardhshëm. Janë rregullat e lojës që të bashkëveprojnë partitë e mëdha, pasi duhet një maxhorancë kushtetuese dhe duhet aplikuar”, përfundoi Knut Fleckenstein

Leave A Reply

Your email address will not be published.