Bruksel, Eurokomisioneri Hahn publikon sot Progresraportin

Kosovë&Rajon

hahn 2Pas tri shtyrjeve të datave për publikimin e Raportit të Progresit për vendet kandidate dhe për ato potencialisht kandidate, Komisioneri Johannes Hahn do të prezantojë të martën në mëngjes raportet e progresit për vendet e Ballkanit Perëndimor dhe për Turqinë.

Komisioneri Hahn do të prezantojnë Raportet e Progresit 2015 për vendet kandidate por edhe për vendet potencialisht kandidate për anëtarësim në BE para komisionit për politika të jashtme të martën në orën 9 të mëngjesit, raporton Koha.net.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Komisioni do t’i adoptojë raportet vjetore për Kosovën, Shqipërinë, Maqedoninë, Bosnjën, Malin e Zi, Turqinë dhe Serbinë, ndërsa si zakonisht, Hahn do t'ua prezantojë raportet fillimisht eurodeputetëve.

Hahn, i cili javën e kaluar qëndroi në Kosovë, gjatë një takimi që zhvilloi me kryeparlamentarin Kadri Veseli, theksoi se pret një raport pozitiv të progresit të Kosovës dhe së shpejti edhe rekomandim nga BE-ja për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës.

Raporti i Progresit për vendet kandidate dhe për ato potencialisht kandidate po publikohet pas tri shtyrjeve që u bënë: së pari ka qenë e planifikuar të publikohet në fillim të tetorit dhe më pas më 24 tetor.

ME TE LEXUARAT