24 orë pas dorëheqjes, Naço në zyrën e Metës

Politikë

nacooNë orët e mesditës së të martës, një ditë pas dorëheqjes, në Kryesinë e Kuvendit ka mbërritur Nasip Naço. Ministri i Drejtësisë në detyrë mësohet se ka zhvilluar një takim me kreun e Kuvendit Ilir Meta, njëkohësisht edhe kryetar i Lëvizjes Socialiste për Integrim. Nuk dihet se çfarë është diskutuar mes Naços dhe Metës por gjithçka ndodh 24 orë pas dorëheqjes që trazoi ujërat e politikës ndërsa pasuesi i tij Ylli Manjani tanimë po bëhet gati të ulet në karrigen e ministrit.

ME TE LEXUARAT