Lajmi Fundit
Lajmi i Fundit, Lajme Shqip, Gazeta, Informacione nga Shqiperia

Vijon mbështetja për Urdhrin e Mjekut, shoqata botërore letër solidariteti

urdhriNë adresë të institucionit të Urdhrit të Mjekut, vijojnë të vijnë letra solidariteti në mbështetje të autonomisë së këtij enti publik, i cili gjendet sot në një përballje gjyqësore për të ruajtur rolin dhe vlerat e tij .
Kësaj here, ka qenë shoqata botërore e mjekëve, ËMA e cila është radhitur pro Urdhrit të Mjekut, për të qenë i pavarur dhe larg ndërhyrjeve politike.

Më poshtë letra e plotë

Leter nga homologet nderkombetar WMA

05, Nëntor 2015.

Zgjedhjet e Urdhrit të Mjekëve të Shqipërisë

I dashur Dr Brahimaj,

Shoqata Mjekësore Botërore (WMA) ka pasur kënaqësinë për të punuar ngushtë me organizatën tuaj për shumë vite, si anëtare e WMA. Dihet se tipari bazë i sistemit shëndetësor që bashkon disa nga organizatat tona dhe shumicën dërmuese të vendeve të tjera në Europën Qendrore dhe Lindore është pëkushtimi jonë për një sistemi të vetëqeverisjes së mjekëve.

Përmes bashkëpunimit tonë me Urdhërin e Mjekëve të Shqipërisë, ne kemi mësuar në lidhje me rolin e rëndësishëm që organizata juaj luan në profesionin mjekësor të Shqipërisë dhe të besojmë në angazhimin e saj për respektimin e ligjeve dhe rregullave tuaja.

Për këtë arsye, ne ishim të befasuar kur dëgjuam për përfshirjen e Ministrisë së Shëndetësisë në procesin zgjedhor dhe në procesin gjyqesor të lartpërmendur. Në mënyrë që UMSH-ja të mbetet e efektshme në përputhje me standardet Evropiane dhe ndërkombëtare, ajo duhet te ruajë pavarësinë e saj nga çdo ndikim politik. Kjo është gjithashtu themelore për statusin e UMSH-së si një anëtare i rrregullt i organizatave ndërkombëtare, si Shoqata Botërore Mjekësore. Vetë-qeverisja rrit kompetencën profesionale, integritetin dhe promovon shkëmbimin kolegjial të përvojës dhe ekspertizës. Vetë-rregullimi i efektshëm i profesionit mjekësor është mënyra më e mirë për të siguruar cilësinë e kujdesit dhe të promovojë mirëqenien e tërë popullatës.

Në emër të Shoqatës Botërore Mjekësore, unë ju siguroj juve për mbështetjen dhe angazhimin tonë të vazhdueshëm ndaj kolegëve Shqiptar të profesionit mjekësor. Ne mbështesim plotësisht pavarësinë e Urdhërit të Mjekëve të Shqipërisë dhe i kemi bërë thirrje Ministrisë së Shëndetësisë të Shqipërisë për të respektuar sistemin e vetëqeverisjes së mjekeve në vendin tuaj.

Ne ju urojmë forcë dhe vendosmëri për të përballur sfidat e tanishme me të cilat po ndeshet organizata juaj dhe ju bëjmë thirrje për të vazhduar avokimin për çka është më e mira në interes të mjekëve dhe pacientëve të tyre.

Sinqerisht,

Prof. Dr .Sir Michael Marmot, Dr.Ardis D. Hoven

President , Anëtar i Këshillit

KLIKO KETU PER LETREN

 

Leave A Reply

Your email address will not be published.