Ronaldo s`po shkëlqen, ç`po ndodh me Yllin portugez?!

Sport

ronaldo2015Cfarë po ndodh me Cristiano Ronaldon? është kjo pyetja që shtrohet në shtëpinë e Realit të Madridit. Në humbjen me shifrat 3-2 që pësuan Los Blancos nga Sevilla, portugezi nuk u pa fare në fushë duke qenë gjatë gjithë kohës hija e vetvetes. Por forma e dobët e Ronaldos nuk e ka zanafillën në ndeshjen e “Ramon Sanchez Pizjuan”, por vijon prej disa takimesh.

Shifrat nuk gënjejnë dhe nëse u hedhim një sy atyre kuptojmë që CR7, deri në këtë fazë të sezonit ka realizuar 10 gola më pak se një vit më parë. Nga 18 golat e sezonit 2014-2015 të La Ligas që përbënin një mesatare prej 1,8 golash për ndeshje pas 11 sfidave të para të këtij kampionati Cristiano ka zbritur në një mesatare shumë më të ulët prej vetëm 0,72 finalizimesh për ndeshje.

Kjo mesatare mund të ulej akoma edhe më tepër nëse nuk marrim parasysh sfidën ndaj Espanyol-it, takim në të cilin 30-vjecari realizoi plot 5 gola. Pa përfshirë atë ndeshje 3 herë fituesi i “Topit të Artë” ka shënuar vetëm 3 gola në 10 takime të Primera Division. Këto të këtij edicioni janë shifrat më të ulta të realizimit për Ronaldon që nga sezoni 2009-2010. Në atë periudhë luzitani numëronte vetëm 5 gola pas 11 ndeshjeve të para.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Në fakt Cristiano ka shënuar gjithsej 13 gola me fanellën e Realit në këtë sezon por 5 prej tyre i ka shënuar në Champions, edhe nga këto 5, 4 gola i ka shënuar kur kundërshtari ka qenë në inferioritet numerik, 3 ndaj Shaktharit dhe 1 ndaj Malmos. Rendimenti i Ronaldos është ulur ndjeshëm por në Madrid nuk u mbetet gjë tjetër vecse të kryqëzojnë gishtat dhe të presin sërish shpërthimin e 30-vjecarit në mënyrë që Reali të realizojë një tjetër sezon të madh.

ME TE LEXUARAT