Lajmi Fundit
Lajmi i Fundit, Lajme Shqip, Gazeta, Informacione nga Shqiperia

Ristani: Hetim të plotë për djegien e laboratorit të kriminalistikës

ristaniPartia Demokratike këmbëngul për transparencë dhe hetim të plotë të djegies së laboratorit të kriminalistikës.

Sekretari i përgjithshëm Arben Ristani tha se në këtë mënyrë janë zhdukur edhe provat e bandave të drogës.

“Të zhduken provat e bandave të drogës duke i shpëtuar nga drejtësia është kapja përfundimtare e shtetit nga bandat. Është akti tipik që simbolizon shtetin e ngritur nga Edi Rama. Provat dhe droga e bandave janë lënë pa ruajtje e pa kujdes që ditën e parë. Janë lënë për tu zhdukur më pas në mënyrë mafioze. Mendoni tani për sa banda sot shteti i Edi Ramës nuk ka prova, u ka dhënë lirinë. Duan tia lënë një defekti teknik, por instalimi është bërë krejt i ri para një viti kur laboratori u transferua në mjediset e gardës, ku është transferuar këto kohë dhe Sajmiri i Ramës”, tha Ristani.

Leave A Reply

Your email address will not be published.