Reperi Tyga anullon koncertin në Tiranë, arsyet personale

Showbiz

tygaNjë lajm i keq për gjithë adhuruesit e reperit me famë botërore, Tyga. Stafi i klabit ku reperi do të performonte më 11 nëntor ka njoftuar se koncerti në Tiranë do të anullohet. Në njoftim thuhet se për arsye personale, Tyga ka anulluar udhëtimin drejt Tiranës, por koncerti gjithsesi do të mbahet në një datë tjetër, për të cilën fansat do të njoftohen së shpejti.

Përveç muzikës, 25 – vjeçari është gjithashtu i njohur edhe për shkak të lidhjes me një prej motrave Jenner. Prej rreth një viti reperi amerikan është në një lidhje me motrën e vogël të Kim Kardashian, modelen dhe showgirl –in Kylie Jenner.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Tyga është krijues i një sërë hiteve si “Hookay”, “Make it Work”, “Dope”, etj, këngë me miliona klikime në “YouTube”.

ME TE LEXUARAT