Qëllohet për vdekje kreu i filialit egjiptian të ISIS-it

Bota

EGJIPTPolicia ka vrarë në Kajro drejtuesin kryesor të filialit egjiptian të organizatës xhihadiste të Shtetit Islamik (ISIS), që pretendon se ishte përgjegjësja kryesore e rrëzimit të avionit rus, nëntë ditë më parë, njoftoi sot Ministria e Brendshme egjiptiane.

“Ashraf Ali Ali Hassanein al-Gharabli, i cilësuar si një prej terroristëve më të rrezikshëm të degës lokale të ISIS-it është vrarë gjatë një shkëmbimi zjarri ndërsa policia ishte vënë në ndjekje për arrestimin e tij në Kajro”, bëri të ditur kjo Ministri përmes një komunikate.

ME TE LEXUARAT