Lajmi Fundit
Lajmi i Fundit, Lajme Shqip, Gazeta, Informacione nga Shqiperia

Negociatat me FMN, Rama: S’do ketë rritje taksash, do vijojmë investimet

ramaKryeministri Edi Rama ka deklaruar gjatë takimit me me Dhomën e Tregtisë dhe Shoqatat e Biznesit se negociatat që po zhvillohen me FMN nuk do të ketë rritje taksash dhe nuk do të preket llogaria kapitale.

Në fjalën e tij, kryeministri Rama u shpreh:

Nesër prezantohet përfundimi i negociatave me FMN unë mund të pararend ditën e nesërme duke vënë theksin në dy aspekte. Së pari nuk do të kemi rritje taksash. Çka konfirmon, jo me zërin tonë por me qëndrimin e FMN-së se gjithçka që është propaganduar me rënien e të ardhurave nuk ka lidhje me arsyet e gënjeshtërta që i janë servirur publikut por ka pasur ndikim të jashtëm. E dyta: Nuk do prekim llogarinë kapitale, do të vijojmë investimet.

Sipas Ramës për herë të parë energjia nuk ka qenë problem gjatë bisedimeve me FMN-në.

Rama mbrojti reformat si ato të duhurat falë të cilave u mor eurobondi i ri me 450 mln euro me interes 5.75%. Gjithashtu mbrojti dhe aksionin anti informalitet.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Leave A Reply

Your email address will not be published.