Kosova në UNESCO, Thaçi: U fitua një betejë proceduriale

Kosovë&Rajon

unescoKëshilli i UNESCO-s ka rrëzuar sot përmes një votimi kërkesën e Serbisë për shtyrjen e procedurës së votimit për anëtarësimin e shtetit më të ri në botë.

Me 89 vota, Këshilli i UNESCO-s ka rrëzuar kërkesën serbe përkundrejt 59 votave që e mbështetën shtyrjen e procesit të votimit.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Menjëherë pas këtij lajmi, zv/kryeministri i Kosovës dhe ministri i jashtëm kosovar, Hashim Thaçi në një mesazh në profilin e tij në rrjetin social facebook e ka cilësuar këtë si fitoren e një beteje proceduriale.

"U fitua një betejë procedurale për Kosovēn në Asamblenë e Përgjithshme të UNESCO-s. U rrëzua propozimi rus dhe serb për shtyrje", shkruan Thaçi.

ME TE LEXUARAT