Lajmi Fundit
Lajmi i Fundit, Lajme Shqip, Gazeta, Informacione nga Shqiperia

Jep dorëheqjen ministri i Drejtësisë Nasip Naço

nasip_nacoKa dhënë dorëheqjen ministri i Drejtësisë, Nasip Naço.  Lajmi u mësua sot rreth orës 14:00 ( 9 Nëntor 2015).

Ende nuk ka një prononcim nga vetë Nasip Naço, por mësohet se dorëheqja erdhi pas një takimi që pati me kryeministrin Rama, ku ka qenë i pranishëm dhe kryetari i LSI-së, Ilir Meta.

Zyra e Kryeministrisë konfirmon dorëheqjen.

Mësohet se ministri Naço ka paraqitur edhe një letër dorëheqje.

Naço lë postin e ministrit të Drejtësisë në një kohë kur po debatohet edhe për reformën në drejtësi.

Naço vinte nga radhët e LSI dhe mbante këtë post që prej dy vjetësh kur Aleanca për Shqipërine Europiane fitoi zgjedhjet e qershorit te 2013.

Ende nuk dihet se kush do të zëvendësojë Nasip Naçon.

Leave A Reply

Your email address will not be published.