Gjykata lë në burg drejtorin e Bashkisë Tiranë, mori 5 milione lekë rryshfet

Aktualitet

gjelosh-prendiGjykata e Tiranës ka lënë në burg Gjelosh Prognin, i cili deri të premten me detyrën e Drejtorit të Auditit në Bashkinë e Tiranës.

Ai u arrestua për akuzën e korrupsionit pasiv pasi i kishte marrë një shtetaseje 5 milionë lekë të vjetra për ta punësuar në bashki, në janar të vitit 2013.

Vepra për të cilët akuzohet 38 – vjeçari ishte regjistruar që në vitin 2013. Kallëzuesja me inicialet V.B pavarësisht se kishte paguar paratë nuk e kishte përfituar vendin e punës, për këtë arsye i kërkonte paratë Prognit.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Komunikmi mes ish – zyrtyarit të Bashkisë dhe kallëzueses provohet nga mesazhet e këmbyuera në telefon, ku gjatë gjithë kohës Progni i thoshte se do t’ja kthente 5 milionë lekët.

Gjelosh Progni u arrestua të premten në operacionin e koduar “Premtimi i Fundit”. U deshën katër muaj hetime në vitin 2015 për të vërtetuar një kallëzim të vitit 2013.

ME TE LEXUARAT