Lajmi Fundit
Lajmi i Fundit, Lajme Shqip, Gazeta, Informacione nga Shqiperia

Berat, operacion antikanabis, sekuestrohen 11mijë rrënjë, pranga policit

kanabisNjë efektiv policie në Berat ka rënë në prangat e policisë për kultivim të lëndëve narkotike, ndërsa janë shpallur në kërkim edhe dy bashkëpunëtorët e tij.

Ilir Jaho, 34 vjeç, banues në Lapardha, punonjës policie, me detyrë trupë shërbimi pranë Sektorit të Qarkullimit Rrugor në Berat u arrestua në orët e mesditës së sotme nga Shërbimi i Çështjeve të Brendshme dhe Ankesat në MPB në bashkëpunim me strukturat e Komisariatit të Policisë Berat.

Gjithashtu u shpallën në kërkim shtetasit:

– J.J, banues në Lapardha
– K.J, banues në Lapardha, dhe po punohet për ndalimin e tyre.

Sipas policisë, “arrestimi i shtetasit Ilir Jaho dhe shpallja në kërkim e 2 shtetasve të tjerë u krye pasi dyshohet se ata në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë kultivuar 11.193 rrënjë bimë narkotike kanabis”.

Bimët u zbuluan në fshatin Lapardha 2, të kultivuara në 4 sera. Hetimet po vijojnë, nëse ka persona të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal.

Ndërkohë materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike” .

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Leave A Reply

Your email address will not be published.