Arrestohen dy persona të shpallur në kërkim për drogë

Aktualitet

policia-tiranesDy persona të shpallur në kërkim për trafik droge janë arrestuar nga policia e Korçës dhe e Tiranës. Adrian Mançellari, 30 vjeç nga Tirana është arrestuar pasi Gjykata e Krimeve të Rënda e ka dënuar atë me 5 vite burg.

Mançellarit i kanë ngelur për të vuajtur edhe 2 vjet burg për prodhim dhe shitje të narkotikëve. Ndërsa në pikën kufitare të Kapshticës është arrestuar Mateo Mançi, (Edion Demiraz), 30 vjeç nga fshati Voskop.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Pas verifikimeve rezultonte se Mançi është person i shpallur në kërkim pasi gjykata e Krimeve të Rënda ka caktuar ndaj tij masën arrest me burg për trafikim të lëndëve narkotike.

ME TE LEXUARAT