Lajmi Fundit
Lajmi i Fundit, Lajme Shqip, Gazeta, Informacione nga Shqiperia

Adele vlerësohet me çmimin e karrierës në Francë

adeleAdele është vlerësuar me çmimin e nderit për arritje në karrierë, në Francë ndërsa fansat presin me padurim 20 nëntorin, datë kur do të publikohet edhe albumi i saj i radhës, “25”.

Për herë të parë pas tri vitesh, Adele 27 vjecare, ka kënduar live në ndarjen e çmimeve NRJ Awards në Francë këngën “Hello”. Performanca u shoqërua me duartrokitje të shumta.

Këngëtraja britanike e muzikës soul dukej fantastike me fustanin Giorgio Armani Prive, ndërsa është njoftuar se javën tjetër Graham Norton i BBC do të sjellë një bisedë shumë personale me divën e muzikës.

Adele ka thyer rekord me singlin e saj “Hello”, duke shitur më shumë se 1.1 milion kopje dixhitale të këngës në javën e parë të publikimit, duke u bërë kështu edhe kënga e parë që arrin 1 milion shkarkime, sipas top-listës së Billboard.

Leave A Reply

Your email address will not be published.