Lajmi Fundit
LajmiFundit, Portal me Lajme nga Shqiperia

Deklarata e pinjollit të Pablo Escobar: Frank Sinatra ishte një shitës i mirë kokaine

escobarDjali i bosit kolumbian të drogës Pablo Escobar ka bërë një deklaratë të pazakontë për këngëtarin Frank Sinatra, duke e cilësuar një partner biznesi të babait të tij.

Sebastian Marroquín e përshkruan këngëtarin legjendar si një “shitës të mirë droge se sa këngëtar” në një intervistë për një gazetë braziliane. Ai ka thënë se artisti amerikan ishte një prej partnerëve të babait të tij në Miami.

I pyetur nga gazeta se sa i sigurtë ishte ai për këtë deklaratë, Marroquin ka thënë për “O Estado de Sao Paulo”: Ka më shumë këngëtarë se sa mund ta imagjinoni ju që kanë nisur karrierën e tyre falë sponsorizimit të trafikantëve të drogës. Nuk ka fatura, vetëm fjalë. Unë e di sepse ai ka qënë shumë i afërt me babain tim dhe ai dhe partnerët e tij kanë folur gjithmonë për të”.

Sebastian vijon më tej duke thënë se njerëzit mendojnë se karteli i drogës ekziston në kufirin e Meksikës me SHBA. “Ku është karteli i Miami? Apo ai i Nju Jorkut? Kush është koka e kartelit të Çikagos apo Los Angeles? Çdo kile kokainë që hyn në SHBA konvertohet në tetë me ndihmën e përpunimit. Kjo është një hipokrizi e madhe kur vjen puna te drogat”, ka thënë ai.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet