Studentët: Lëvizja do zgjerohet, do pengojmë ligjin për Arsimin e Lartë

Aktualitet

viktori-cipiiNjë ditë pasi kanë lenë qeline e komisariatit nr 2. një pjesë e studentëve që qëlluan me vezë kryeministrin Edi Rama jashtë Fakultetit të Shkencave Sociale i janë rikthyer auditorëve ndërsa pjesa tjetër nuk është paraqitur në mësim.

Vitore Çipi, pjesë e grupit studentor, e prekur direkt nga reforma në arsimin e lartë për shkak të tarifavë të larta nuk mund të paguajë masterin, shpjegon se lëvizja e tyre do të zgjerohet për të penguar me cdo mënyrë zbatimin e kësaj reforme.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Vitore Çipi: Kam pamundësinë ekonomike për të paguar masterin tek ai fakultet pasi është 2 milionë e 200 mijë lekë masteri shkencor, kurse masteri profesional është më pak.

“Kemi menduar disa forma, ndoshta do të hedhim referendum, por duhet patur parasysh edhe të gjithë vështirësitë që ka”, tha një studente.

Vitore Çipi: Organizimi ka qenë spontan, në momentin që ne mësojmë bashkarisht që kryeministri do zhvillojë një tryezë aty, jemi organizuar. Për fat të mirë FSHS ka disa dyqane dhe duhet dy minuta për të shkuar aty dhe për të blerë ato dy vezë. Është ushtruar dhunë brenda kangjëllave të fakultetit, gjatë shoqërimit për në komisariat.

Po ku e gjetën shembullin e kësaj proteste? Duket se rrënjët i gjejnë tek idologjia e majtë.

“Këto ideologji që kërkojnë të drejtat e tyre. Ndoshta disa prej nesh janë më të majtë.”

Studentët nuk do të jenë të vetëm në këtë qëndresë kundër reformës në arsimin e lartë, pasi në radhët e pedagogëve vijnë reagimet e para mbështetëse.

Mark Marku: Mendoj që e rikthen çështjen në universitetet, sepse ligji fillon jep pasojat. Ne e kemi deklaruar që ky ligj ka pasoja të rënda për studentët, për pedagogët…

Ish studenti i viteve 90 pjesëmarrës në lëvizjen më të madhe studentore prelud i rrëzimit të regjimit komunist dënon ashpër dhunën e ushtruar nga policia ndaj studentëve një ditë më parë.

Mark Marku: E para është dhunë në ambientet universitare. Nuk ka ndodhur ndonjëherë në historinë e pluralizimit, madje edhe Ramiz Alia nuk ka guxuar të ushtrojë dhunë në universitet.

Ndërsa të tjerë studentë të papërfshirë në protestë janë indiferentë jo se janë dakord me ligjin e arsimit të lartë, por janë shpresëhumbur se protestat mund të zbrapsin qeverinë.

“Studentët këtu e dinë si vepron politika dhe cdo gjë që merr vendim politika, atëherë janë të nënshtruar nuk kanë çfarë të bëjnë”, u shpreh një tjetër student.

ME TE LEXUARAT