Brace: Nëse do të ishte koha e Berishës, studentët që qëlluan me vezë do të ishin pushkatuar

Kliko per me shume info

braceDeputeti i PS-së, Erjon Braçe shkruan se nëse do të ishte koha e Berishës, studentët që do ta qëllonin me vezë do ishin pushkatuar. Në një postim në FB, Braçe shkruan gjithashtu se studentët që hodhën vezë nuk janë nxitur nga opozita, pasi sipas tij, ata që nxit PD, janë me kallash, antitank e tritol.

“Ata qe nxit PD, i ka me revole, kallash, antitank, tritol; është e provuar dhe e dëshmuar për vite me radhë”, shkruan Braçe duke vijuar se “Në një kohë tjetër, 4 vite më parë, Berisha-kryeministër dhe Basha-ministër i vranë protestuesit që s’kishin asgjë në dorë e me duar ne xhepa. Dhe të dy janë sot në politikë, udhëheqës madje, dhe kërkojnë drejtimin e vendit”. Duke përfunduar Braçe shkruan se “tani është kohë tjetër, liria që deri dje pritej me pushkë sot të bën guximtar, trim apo trime, ndërkohë që sipas tij, është edhe çështje e sjelljes me pushtetin”.

Kliko per me shume info
loading...

1 COMMENT

  1. Akoma me kohen e Berishes merresh mo Brace?
    Ju shtofshine vezet atyre studenteve se paskan me shume “veze” se ne te tjeret qe i konformohemi qeverise, kesaj te tanishmes e asaj qe iku gjithashtu..

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here