Memushaj, gol dhe asist për Pescarën

Sport

memuLedian Memushaj konfirmohet lider i padiskutueshëm i Pescarës në Serinë B. Mesfushori shqiptar u aktivizua titullar në sfidën ndaj Crotones, madje hapi serinë e golave në fitoren 4-1 të skuadrës së tij, që arriti të ndalte ekipin që kryesonte në tabelën e renditjes. Në minutën e 17-të, 28-vjecari goditi saktë nga pika e bardhe e penalltisë, duke zhbllokuar sfidën, ndërsa në minutën e 40-të asistoi Lapadulan për golin e 2-0.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Në pjesën e dytë Pescara shënoi edhe dy gola të tjerë me Lapadulan dhe Caprarin, para se Claiton të realizonte golin e nderit për Crotonen. Me këtë fitore Pescara i ngjit në kuotën e 18 pikëve përkrah skuadrave të tjerë që synojnë ngjitjen në Serinë A sezonin e ardhshëm.

Në takimin tjetër të javës së 11 -të të Serisë B, të transmetuar nga Supersport, Cesena mposhti 2-0 Lancianon. Perico në të 27-ën dhe Kessie në minutën e 75 realizuan për vendasit, që falë fitores së Pescarës me Crotonen i ngjitën në krye të klasifikimit. Supersport

ME TE LEXUARAT