Vlorë, rrëmbehet në kazino e torturohet 24 vjecari, kapen tre autorë, tre në kërkim

Aktualitet

policia-vloreTre persona janë arrestuar nga policia e Vlorës me akuzën se kanë marrë peng dhe kanë keqtrajtuar një qytetar i cili është rrëmbyer në një kazino të këtij qyteti.

Burimet zyrtare janë thënë se Policia ka arrestuar në flagrancë 3 persona për "Heqje të paligjshme së lirisë së personit e kryer në bashkëpunim" ndërsa është vendosur të shpallen në kërkim 3 persona të tjerë!

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Sipas policisë pas hetimeve të para është vendosur të arrestohen në flagrancë shtetasit:

1.  Xhorxho Çeçi (Maksim Habili), 50 vjeç, banues në Vlorë.

2. Juljan Habili, 29 vjeç, banues në Vlorë.

3. Besnik Dalipaj, 29 vjeç, banues në Vlorë.

Ndërkohë që Policia ka shpallur në kërkim tre shtetas të tjerë:

1. Klaudio Bylyshaj, 22 vjeç, banues në Vlorë.

2. Mateo Rama, 21 vjeç, banues në Vlorë.

3. Miky Ibrahimi, 37 vjeç, banues në Vlorë.

Policia e Vlorës, gjatë një pune intensive, ka bërë të mundur identifikimin, arrestimin dhe shpalljen në kërkim të këtyre shtetasve, për arsye se:

Më datë  29.10.2015 rreth ores 17:30, këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin, për motive të dobëta, në lagjen "28-Nëntori", kanë marrë me forcë nga "Kazino-Çezari", shtetasin: D.S., 24 vjeç, banues në lagjen "Partizani", të cilin e kanë transportuar me ndihmën e një automjeti në një ambient tjetër, ku e kanë goditur (rrahur) dhe më pas e kanë lënë pranë Sheshit të Flamurit (në tokë).

Policia bën me dije se aktualisht, shtetasi i dëmtuar është shtruar në Spitalin Rajonal të Vlorës, sipas mjekëve jashtë rrezikut për jetën.

Policia ka sekuestruar automjetin i cili ka shërbyer për kryerjen e kësaj vepre penale, e tipit  "Ford"  me targë: AA 075 HM.

ME TE LEXUARAT