Tenton të therë me thikë ish-dhëndrin, prangoset 20 vjeçari

Aktualitet

policia-elbasanSpecialistët  për   Krimet e   Rënda,  në   Drejtorinë e Policisë Qarkut   Elbasan  bënë arrestimin  në   flagrancë   të   shtetasit Majkëll   Raga,  vjeç  20,  banues në fshatin Linas Cerrik. Ky  shtetas,  u  arrestua  nga   efektivat  e  policisë,  pasi  gjatë  ditës  së   djeshme,  rreth  orës  22:00,  në  fshatin Linas  Cerrik,   gjatë një konflikti për motive të dobëta,   ka goditur me mjet të mprehtë   (thikë)  ish-dhëndrin e tij ,  shtetasin  F.M   vjeç  32,  banues në fshatin Shtëpanjë Cerrik. Shtetasi i   dwmtuar  u F.M, dërgua  menjëherë  në  Spitalin  Kirurgjik  Elbasan,  i   cili  ndodhet  jashtë  rrezikut  për  jetën. Materialet i’u kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për  veprime  të  mëtejshme për veprën  penale  “Vrasje  e  mbetur  në  tentativë”.

ME TE LEXUARAT