Pranga inspektorit të tatimeve në Tiranë dhe një ish-administratori biznesi

Aktualitet

policia-tiranesSpecialistët e Sektorit për Korrupsionin  ndaluan  dy shtetas, për  veprat penale “ Shpërdorim detyre“ dhe “Fshehje të të ardhurave”. U ndaluan shtetasit Petrit Hajdini, 63 vjeç, banues në Tiranë, ish-administrator i një Kompanie private dhe Neritan Dura, 28 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë Inspekor Kontrolli Operacional pranë Drejtorise Rajonale Tatimore Tiranë.

Gjithashtu u bë shpallja në kërkim dhe punohet për kapjen e  shtetasit E.H, i cili ka ushtruar detyrën e Inspektor Kontrolli Operacional pranë Drejtorise Rajonale Tatimore Tiranë (aktualisht i larguar nga detyra). Nga hetimet e kryera nga Prokuroria se Rrethit Gjyqësor Tiranë (Seksioni Task-Forcë) në bashkëpunim me Drejtorinë e Hetimit Tatimor ka rezultuar se shtetasi Petrit Hajdini  në cilësinë e administratorit të kompanisë, me aktivitet tregtar import-eksport të mallrave të ndryshëm me shumicë dhe pakicë, në bashkëpunim edhe me disa subjekte të tjera, nëpërmjet deklarimit të të dhënave të rreme, dokumentacionit me të dhëna të rreme, shkarkimin e faturave fiktive me qëllim fitim material për vete dhe subjekte te tjera, i ka shkaktuar dëm ekonomik shtetit ne vlera të konsiderueshme monetare.

Gjithashtu ka rezultuar se inspektorët e kontrollit të D.R.A.Tiranë, Neritan Dura dhe E.H, nëpërmjet mospërmbushjes së detyrës, duke kryer veprime në kundërshtim me ligjin, kanë favorizuar administartorin e kësaj kompanie Petrit Hajdini për përfitimin e vlerave të mësipërme. Neni 180/3 i K. Penal për shtetasin Petrit Hajdini dhe Neni 248 i K. Penal, për shtetasit Neritan Dura dhe E, H.

ME TE LEXUARAT