Topalli, Ramës: Ministrat e LSI s'janë në kuvend, të ka rënë qeveria

Politikë

topalliIsh-kryeparlamentarja Topalli ka replikuar sot me kryeministrin Edi Rama ku i ka kërkuar të cojë vendin në zgjedhje të parakohshme pasi qeveria e tij sot ka rënë.

Duke ju referuar mungesës në seancë të zotit. Meta, Ministrave dhe deputetëve të LSI, Topalli i tha Ramës se aleati i tij e ka braktisur qeverinë e 1 milion shuplakave.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

 

“ Është në vitin e  tretë të qeverisjes dhe stërgjatja e tij që nuk ka asnjë lidhje me parlamentin dhe as  karrigen e tij për mënyrën si foli ngjason me një të folur në kabare. Ka një arsye të madhe sot më shumë se anjëherë tjetër sot kryetari i Kuvendit, Ministrat dhe deputetët e LSI e kanë bojkotuar  qeverinë e  1 milion shuplakave. Sot Qeveria e Edi Ramës ka rënë. Ky është thelbi i stërzgjatjes në gënjeshtra, mashtrime, fyerje, syulme, kërcënime që i bën opozitës. Zoti. kryeministër, kur nuk ka më vota është mirë të shkohet në zgjedhje të parakohshme. Je në vitin e tretë të qeverisjes, në 25 vite nuk gjendet një qeveri tjetër e majtë apo e  djathtë të ketë dështuar në mënyrë më spektakolare se qeveria e drejtuar prej jush. Asnjë bisedë me pasqyrat duke menduar se çfarë do thonë te kundërshtari për t’iu përgjigjur pastaj me gënjeshtra, nuk ju shpëton nga kjo situatë. Nuk është dramatike të shkosh në zgjedhje të parakohshme, shkohet, trego çfarë ke bërë, thuaju atyre se ndoshta të besojnë se është rritur punësimi me 10%, se janë rritur të ardhurat, se çmimet kanë rënë, se i vjen era shtet këtij shteti. Vetëm sot në përgjigje të premtimeve se do të ketë shëndetësi falas u dëgjua që në Berat edhe ambulancat janë kthyer në salla bukurie ku bëjnë pedikyr etj etj. Kjo është era shtet? Një shtet ku kërcet tritoli, ku është kapur për fyti nga mafia, një shtet ku vriten, ku Kryeministri dhe  Ministri i Brendshëm zgërdhihen dhe pse me makinat e tyre trafikohet drogë, një shtet ku deputetët janë të akuzuar për vrasës, deputetët që janë të akuzuar fort për tutorë të qënieve njerëzore dhe Kryeministri e dridhte tre orë rresht përrallën e kaluar se nuk kishte guxim të thoshte se deputeti nuk kishte dhënë dorëheqje, ndryshe nga çkishte gënjyer. Zoti. Rama të ka rënë qeveria, Ilir Meta të ka ik, Ministrat të sabotojnë, asnjë deputet i LSI nuk është këtu, ti je vetëm. Shko në zgjedhje të parakohshme, drejtoju shqiptarëve dhe kërkoju votat dhe pale a po ta japin për të gjithë premtimet e mbajtura”", tha deputetja demokrate Jozefina Topalli.

ME TE LEXUARAT