Akuzat për makinën e Tahirit, Rama: Arben Ristani është i droguar

Politikë

ramaaKryeministri Edi Rama ka hedhur poshte akuzat ndaj Ministrit te Brendshëm Saimir Tahiri. Në emisionin Opinion të gazetarit Blendi Fevziu, Rama foli edhe në lidhje me akuzat e PD-së në lidhje me ministrin Tahiri dhe makinën e tij të përfshirë në trafik droge, ku midis akuzuesve ishte edhe deputeti Arben Ristani.

Rama tha se Ristanin duhet ta dëgjosh nga ora 10.00 deri në 10 30, kohën kur fillon dopingun.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Padia per Gjiknurin

Lidhur me raportin e Kontrollit të Lartë të Shtetit, i cili akuzonte për shkelje ministrin Gjiknuri, Rama tha se ky është hartim politik dhe nuk është raport auditimi që të vërtetojë shkeljet që ka bërë qeveria. “Ky dokument ka demaskuar KLSH-në. Sa për CEZ negociata kanë qenë të shkelqyera. Pasi Cez mund të merrte 800 milion euro”, tha Rama.

ME TE LEXUARAT