Lajmi Fundit
Lajmi i Fundit - Lajme te Fundit nga Shqiperia

PD, Bumçi: Skandaloze! Shefi i Kabinetit në MPJ thërritet ushtar nga Greqia

kom jashtemLajmi ku pretendohet se Shefi i Kabinetit në Ministrinë e Punëve të Jashtme është thërritur ushtar nga Greqia nga ndezur debatet mes mazhorancës dhe opozitës në Komisionin Parlamentar të Punëve të Jashtme.
Opozita, përmes përfaqësuesit të saj në këtë komision, Aldo Bumçi, e ka cilësuar si skandaloz këtë rast.

“Lajmi që një zyrtar i Ministrisë së Punëve të Jashtme, Shefi i Kabinetit të Ministrisë së Punëve të Jashtme është thërritur ushtar nga Greqia është skandaloz sepse i gjithë materiali sekret diplomatik kalon nga Shefi i Kabinetit të kësaj ministrie”, tha Bumçi.

Debatet u zhvilluan gjatë mbledhjes së përcaktuar me zyrtarë të Ministrisë së Punëve të Jashtme për të raportuar mbi çështjen e azilkërkuesve.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!
1 Comment
  1. tokesori says

    o bum-bumci, po 8 milionet qe vodhe kur ishe minister a nuk eshte skandaloze? Kur ka nje drejtesi te korruptuar te lumte ty o HAJDUT….

Leave A Reply

Your email address will not be published.