Këshilli Ekzekutiv i UNESCO-s voton sot për Kosovën

Kosovë&Rajon

unescoKëshilli Ekzekutiv i UNESCO-s në Paris pritet të vendosë këtë të mërkurë për rekomandimin, që Kosova të pranohet si anëtare e kësaj organizate.

Ky këshill ka 58 anëtarë, 32 prej të cilëve janë përfaqësues të vendeve që e kanë njohur Kosovën, ndërsa rreth njëzet prej tyre e kanë mbështetur kërkesën e Shqipërisë për pranim të Kosovës në UNESCO.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Aplikimi për pranimin e Kosovës në UNESCO është dorëzuar formalisht nga Shqipëria dhe është mbështetur nga 45 vende. Pas votimit të sotëm, nëse Kosova arrin të marrë shumicën e votave, atëherë pranimi do të duhej të ndodhte në seancën e Asamblesë së Përgjithshme të UNESCO-s, e cila do t’i zhvillojë punimet nga data 3 deri më 18 nëntor.

Konferenca e Përgjithshme përbëhet nga përfaqësues të 195 vendeve anëtare. Çdo vend anëtar ka një votë dhe vendimi për pranimin e Kosovës kërkon një shumicë prej dy të tretat e votave.

Ndërkaq, autoritetet kosovare i kanë dorëzuar UNESCO-s garanci me shkrim se në asnjë mënyrë, formë apo trajtë nuk do të ndryshojnë emrin e pronave të Kishës Ortodokse serbe (KOS), që është një kategori kushtetuese e Kosovës dhe riemërtimi i monumenteve të regjistruara në listën e UNESCO-s do të ndryshojë vetëm në konsultim me KOS-in.

Kështu është shprehur zëvendësministri i Jashtëm i Kosovës, Petrit Selimi, në prag të seancës së Këshillit Ekzekutiv të UNESCO-s. Garancitë me shkrim i kanë përshëndetur shumë vende. Ne nuk kemi probleme me kisha e xhami, sepse jemi vend laik progresiv, citohet të ketë thënë Selimi.

KOS - citon gazeta e Beogradit “Danas”, - këmbëngul që garancitë ndërkombëtare të jenë pjesë e marrëveshjeve të Brukselit ndërmjet Kosovës e Serbisë, me ndërmjetësimin e BE-së. Serbia po zhvillon një fushatë negative ndaj pranimit të Kosovës në UNESCO, duke i quajtur kosovarët barbarë dhe duke përdorur mjete të papranueshme.

ME TE LEXUARAT