Lajmi Fundit
Lajmi i Fundit - Lajme te Fundit nga Shqiperia

Grupi parlamentar i LSI depoziton në Kuvend projektligjin ‘Për punën vullnetare’

kejdaDeputetja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Kejdi Mehmetaj deklaroi sot se, “Grupi Parlamentar i Lëvizjes Socialiste për Integrim, i cili ka qenë gjithmonë shumë i vëmendshëm dhe i kujdesshëm për sa i takon problemeve të të rinjve dhe reflektimit të interesit rinor në ligjet apo paketat që janë diskutuar e miratuar, ka depozituar në Kuvendin e Shqipërisë një projektligj të munguar dhe shumë të kërkuar nga të rinjtë dhe shoqëria civile, ligjin për vullnetarizmin”.

“Ligji për vullnetarizmin ka qenë një ndër pikat tona kryesore në programin për rininë dhe sot ndihemi mirë që më në fund mund ta shtyjmë këtë proces përpara. Puna për hartimin e këtij ligji ka nisur rreth dy vite më parë dhe nuk bëhet fjalë vetëm për një ligj, por për një politikë të dedikuar për vullnetarizmin”, tha Mehmetaj.

“Të rinjtë e Lëvizjes Socialiste për Integrim kanë punuar për rreth dy vite në konsultime të vazhdueshme me shoqërinë civile dhe të rinjtë në gjithë Shqipërinë, duke e shoqëruar këtë dhe me mjaft aksione konkrete të vullnetarizmit nga ana e LRI-së, e cila ka provuar në terren domosdoshmërinë e madhe të këtij ligji. Aksione këto që kanë qenë të larmishme të shumta dhe kanë prekur një sërë fushash të vullnetarizmit. Këto janë shtrirë përgjatë në kohë qysh prej themelimit të LRI-së si organizatë”, theksoi deputetja Mehmetaj.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!
1 Comment
  1. gjoni says

    me vonese?
    kete ligj duhej sjelle ne parlament me 16 tetor diten e ENVERIT
    se ne keto festa te ashtuquajtura behej pune vullnetare
    ta harroje edhe vete djemt e xhaxhit se nuk punon me kush vullnetarisht

Leave A Reply

Your email address will not be published.