Lajmi Fundit
Lajmi i Fundit, Lajme Shqip, Gazeta Online, balkan, lajme live 24

Energjia, Bushati: Në 2 vite investuam më shumë se 6 vite të PD-së

bushatiPartia Socialiste u është përgjigjur akuzave të nënkryetarit të Partisë Demokratike, Edmond Spaho lidhur me investimet në sistemin energjitik.
Deputeti socialist Ervin Bushati tha se vetëm këtë vit po invsetohet më shumë se 6 vite të marra së bashku nga qeverisja e PD-së.

“Këtë vit po investohet më shumë se 6 vitet e marra së bashku të qeverisjes së PD-së. Janë 135 milionë dollarë investime në energji në këto dy vite. Nga një gërryes i vazhdueshëm i buxhetit, sot është kthyer në kontribues në zhvilimin ekonomik të Shqipërisë”, tha Ervin Bushati, deputet i PS-së.

Bushati solli si argument të investimeve uljen e humbjeve në rrjet, që sipas qeverisë kanë rënë në 25 përqind nga 45 përqind që ishin në kohën e qeverisjes së demokratëve.

“Janë të njëjtën që inkurajuan, shtynë dhe toleruan paligjshmërinë në pagesat e energjisë elektrike. Ata mohuan gjithçka që bëri ky shtet. Vetëm në 9 muajt e parë janë arkëtuar më shumë se gjithë viti i tyre më i mirë. Në kohën që ata akuzojnë humbjet në rrjet ishin 45 %, ndërsa në shtator u shënua rekordi historik me 25 % humbje teknike në rrjet”, u shpreh ai.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Leave A Reply

Your email address will not be published.