Basha në PPE: Shqipëria në pikë të hallit, ejani shikojeni nga afër

Politikë

basha201555Kryetari i PD, Lulzim Basha ka mbajtur një fjalim në Kongresin e Partive Popullore Europiane. Basha në fjalën u ndal në situatën e vështirë që po kalon Shqipëria, duke i kërkuar PPE që të sjellë ekip për të parë shkaqet e vërteta të kësaj situate.

"Është arritur në të kaluarën një marrëveshje mes qeverisë dhe opozitës për të përjashtuar nga Parlamenti nga pushteti lokale individët me rekorde kriminale.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Fatkeqësisht qeveria deri në këto momente e ka ndaluar implementimin e kësaj marrëveshje, por ndërkohë e ka përkeqësuar situatën duke kandiduar persona të tjerë me rekorde kriminale në poste të larta. Kapja kriminale e shtetit ka cënuar demokracinë dhe sundimin e ligjit dhe ka cuar në pasoja dramatike për shqiptarët", tha Basha.

Sipas tij, shumë qytetarë shqiptarë kanë qenë pjesë e arrestimeve gjatë këtyre dy viteve të fundit. 9 mijë shërbyes civile janë përjashtuar nga puna që kur ka ardhur kjo qeveri në pushtet. Më shumë se 12 biznese të vogla janë shkatërruar pa proces të rregullt ligjor.

"Mijëra subjekte të vogla janë gjobitur në mënyrë arbitrare. Të ardhurat e shtetit vijnë në rënie për shkak të korrupsionit, evazionit fiskal të kryer nga një grup njerëzish të lidhur me Edi Ramën dhe Ilir Metën. Numri i azilantëve që vijnë nga Shqipëria ëshrë i lartë, ka qenë kokë më kokë me ata që vijnë nga Siria. Gjatë kohës së qeverisë së PD ishin 432 persona që kërkonin azil. Numri i atyre që kërkojnë azil ka shkuar 80 mijë. I kërkoj konkresit dhe partive simotra që të sjellin skuadrat e tyre që të shohin nga afër shkaqet e vërteta të kësaj situate në Shqipëri dhe sfidat në lidhje me demorkacinë që po përballet Shqipëria", u shpreh kreu i PD.

ME TE LEXUARAT