Anti-informaliteti, Qeveria vendos: 10 milionë lekë shpërbim për spiunët

Aktualitet

qeveria14Qeveria shqiptare ka vendosur në mbledhjen e sotme që t’i shtojë buxhetit të Ministrisë së Financave një fond prej 10 milionë lekësh per shperblimin e "spiuneve" qe japin informacione per aksionin anti-iformalitet.

Një pjesë e mirë e këtij fondi do të shkojë për të shpërblyer “spiunët” që do të informojnë për çdo problem që bie ndesh me nismën anti-informalitet.

Në vendimin e qeverisë thuhet se vlera prej 10 milionë lekësh do të shkojë për: Shpërblimin e informatorëve të jashtëm, për shkeljet e dyshuara dhe të vërtetuara nga administrata tatimore në fushën e përdorimit të pajisjeve fiskale nga subjektet tatimpaguese;

për blerjen e mallrave dhe shërbimeve, nga punonjës të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, për verifikimin në vend të subjekteve tatimpaguese, për përdorimin e pajisjeve fiskale.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Fondi prej 10 milionë lekësh për ministrinë e Drejtuar nga Shkëlqim Cani do të përballohet nga fondi rezervë i Këshillit të Ministrave.

ME TE LEXUARAT