Analiza në Malësinë e Madhe, Paloka: S’do të ketë prerje kokash

Politikë

palokaHumbja e Bashkisë së Malësisë së Madhe në zgjedhjet e qershorit, ka sjellë riorganizim të strukturave të degës së PD. I pranishëm, kreu i grupit parlamentar të PD-së, Edi Paloka, theksoi se kjo nuk është analizë për të ndëshkuar emra, por për të gjetur defektin dhe për ta korrigjuar.

Analiza e zgjedhjeve lokale të 21 qershorit nuk ka si synim “të presë koka”, por të mbahet përgjegjësi për defektet dhe problemet që na penalizuan.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ka qenë kjo deklarata e kryetarit të grupit parlamentar të PD-së, Edi Paloka, gjatë analizës për humbjen e zgjedhjeve lokale me strukturat e Partisë Demokratike në Bashkinë e Malësisë së Madhe.

"Nuk ka aspak synim as prerje kokash, as të vëmë pas murit dhe të pushkatojmë kënd. Sigurisht që përgjegjësitë do të mbahen një më një, pasi fenomenet, difektet kanë pas edhe njerëz. Por jo duke synuar largimin e njerëzve nga PD", tha Paloka.

Paloka nuk përjashton mundësinë për zgjedhje të parakohshme, ndaj këto analiza tha ai shërbejnë dhe për përgatitjen e strukturave.

"Duke mbajtur përgjegjësi të bëhemi të gjithë sëbashku për të fituar zgjedhjet e tjera që mund të jenë pas dy vjetësh, por edhe më herët. Kjo është pjesë e përgatitjes së ne po bëjmë", u shpreh kreu i grupit parlamentar demokrat.

Partia Demokratike humbi Bashkinë e Malësisë së Madhe në 21 qershor, pasi strukturat njohën përçarje dhe shumë ish-kryetarë Komunash nuk u bënë pjesë e fushatës elektorale të kandidatit, Anton Kokaj.

ME TE LEXUARAT