Ja cfarë shkruajnë mediat botërore për kualifikimin e Shqipërisë

Aktualitet

tifozettKualifikimi i Kombëtares shqiptare në Evropian është bërë lajm botëror. Media botërorë ka shkruar për kualifikimin historik të Kuqezinjve në Francë.

“Shqipëria u kualifikua për herë të parë në histori të saj në një eveniment të rëndësishëm, pas fitores ndaj Armenisë”, ka shkruar BBC.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Edhe mediat tjera të rëndësishme si “Daily Mail”, “ESPN”, “Eurosport”, e kanë përshëndetur kualifikimin e Kuqezinjve në “Euro 2016”, i cili u arrit të dielën mbrëma.

Mediat italiane kane percjelle lajmin duke vene edhe theksin ne faktin se trajneri i Shqiperise eshte italiani Giani De Biasi.

As mediat serbe nuk kanë mbetur pa shkruar për suksesin e jashtëzakonshëm të Lorik Canës me shokë. “B92” ishte shumë i shkurtër në artikullin e tij: “Shqipëria për herë të parë në Kampionatin Evropian”, ka shkruar ky medium.

Të njëjtin titull e ka pasur edhe “Blic.rs”, ndërsa “Kurir.rs” nuk ka shkruar fare për kualifikimin e Shqipërisë.

ME TE LEXUARAT