Etrit Berisha: Humbëm një betejë por fituam luftën

Aktualitet

etrit-berishaPortieri i Kombëtares, Etrit Berisha, i cili ishte një ndër më meritorët për suksesin e Shqipërisë, u shprehë shumë i lumtur për kualifikimin në Francë.

“Ishte një ndeshje e madhe, ende nuk mund ta besoj se e kemi arritur Francën. Gjithmonë kemi besuar te

kualifikimi, por gjatë udhës kishim pak vështirësi. Dy ndeshjet e fundit ishin shumë të vështira, por ne arritëm të kthehem.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Një betejën e kemi humbur, por e fituam luftën dhe kjo ka rëndësi. Me këtë rast dua t’i përshëndes të gjithë, posaçërisht tifozët kuq e zi, pasi ata ishin gjithmonë pas nesh.

Edhe një herë kërkoj falje për humbjen kundër Serbisë, por tani kjo i përket të kaluarës. Shihemi në Francë”, ka thënë Berisha në fund të ndeshjes”, theksoi Berisha.

ME TE LEXUARAT