Policia e Kosovës kontrollon zyrat e Vetëvendosjes

Kosovë&Rajon

policia-kosovePolicia e Kosovës konfirmon se në orët e mbrëmjes policia ka ushtruar kontroll në zyrat e deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje që gjenden në Kuvendin e Kosovës.

Sipas zëdhënësit të Policisë së Kosovës Baki Kelani, kontrolli është bërë me urdhër të prokurorit kompetent.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Konfirmojmë se sot në orët e mbrëmjes me urdhër të prokurorit policia ka realizuar një kontroll në zyrat e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, që gjenden në Kuvendin e Kosovës”, ka thënë zëdhënësi Kelani për KosovaPress.

Ndërkohë, AAK ka shprehur shqetësimin mbi kontrollin e ushtruar nga Policia. “Këtë veprim të policisë e cilësojmë presion, politikisht të kalkuluar, mbi deputetët e Vetëvendosjes, të cilët tashmë janë pjesë e një fronti të përbashkët opozitar për kundërshtimin e Asociacionit dhe Demarkacionit”, thuhet në reagimin e AAK-së.

Edhe partia tjetër opozitare Nisma për Kosovën konsideron sekontrolli nga ana e policisë të zyrave të deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje në Kuvendin e Kosovës si dhe presioni policor ndaj deputetëve, duke i ftuar në intervistë dhe duke i kërcënuar me arrestim deputetët Albin Kurti dhe Albulena Haxhiu në lidhje me veprimet e fundit të opozitës në Kuvend, janë veprime pa precedent të pushtetit aktual.

ME TE LEXUARAT