Meterologët: S`ka reshje shiu gjatë ndeshjes Shqipëri-Serbi

Aktualitet

motiiMëngjesi i sotëm ka sjellë një ditë të vërtetë vjeshte me reshje karakteristike të stines në të cilën ndodhemi dhe me temperatura të freskëta.

Vranësirat dhe reshjet kanë përshkuar të gjithë territorin e vendit por në fakt kjo ditë vjeshte me shi, ka shtuar kureshtjen e tifozëve të futbollit të cilët kanë muaj që presin ndeshjen e kombëtares se si do të jetë moti në orarin kur në “Elbasan Arena” do të luhet Shqipëri - Serbi. Gjatë kohëzgjatjes së saj meteorologet nuk parashikojnë reshje shiu.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Dita do të nisë me vranësira të dendura si dhe reshje shiu të cilat do të jenë të herëpashershme por me intensitet të ulet deri në mesatare. Pjesa e dytë e ditës do të ketë një përmirësim të konditave meteorologjike.

Në pjesën e dytë të ditës presim një përmirësim të konditave meteorologjike. Edhe pse vranësirat do të mbeten prezente si në Tiranë dhe në Elbasan pretendojmë që pas orës 18.00 reshjet e shiut të mbeten të lokalizuara dhe në orën 21.00 kur do të zhvillohet ndeshja moti do të ketë prezencë të vranësirave por pa praninë e fenomeneve”, tha Rudina Zaçe, Shërbimi Meteorogjik Ushtarak.

Dita e premte pritet të sjellë një përmirësim të kushteve të motit por në fundjavë rikthen sërish reshjet intensive të shiut, kryesisht ditën e dielë.

ME TE LEXUARAT