Gazeta amerikane: Ballist Morina tregoi një javë më parë se mbante armë me vete

Aktualitet

ballistNew York Times, gazeta prestigjoze amerikane, ka botuar sot kete artikull ne lidhje me ndeshjen Shqiperi-Serbi dhe arrestimin e Ballist Morines:

Në Tiranë, forcat e rendit arrestuan sot tifozin më të njohur të Shqipërisë, Ismail Morina, dhe tre shokë të tij 20-22 vjeçarë. Në trupin dhe në automjetin e Morinës, i njohur ndryshe me emrin Ballisti, policia gjeti dy armë revolver pa leje: - njëra pistoletë tip Zastava me 6 fishekë atij iu gjet në xhep, ndërsa pistoleta tjetër tip TT me 30 fishekë iu gjet në makinë. Policia pohoi se në mjetin e tij u gjet edhe një gëzhojë fisheku dhe një tufë biletash sporti, të cilat fillimisht u dyshuan se ishin të falsifikuara.

I riu Ismail Morina u bë i famshëm për një natë, sapo mori përsipër se ngriti dronin me figurat historike shqiptare mbi stadiumin e Beogradit, teksa luhej ndeshja e futbollit Serbi - Shqipëri.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Gazeta prestigjoze New York Times ka botuar sot një artikull për protagonistin e dronit, Ismail Morina.

Veprimi i tij shkaktoi zhurmë të madhe dhe një seri gjyqesh sportive, ku u dënuan federatat e të dy vendeve. Ai i ka deklaruar shtypit amerikan se pas asaj mbrëmje nuk ndjehej më i sigurtë dhe mbante armë për vetëmbrojtje. Ismail Morina njoftoi në mediat e internetit se kishte siguruar një biletë të personalizuar për të ndjekur ndeshjen e kthimit Shqipëri-Serbi, përkundër deklarimeve të drejtuesve sportivë se nuk do të dëshironin që ai të hynte në stadiumin e Elbasanit.

Policia ka marrë masa të shumta në Tiranë dhe në Elbasan për të siguruar mbarëvajtjen e ndeshjes nesër.

ME TE LEXUARAT