Basha nis turin nga Lushnja: Aleancë me qytetarët

Politikë

bashaKryetari i opozitës Lulzim Basha nisi nga Lushnja turin e takimeve që do të zhvillojë në mbarë vendin.

Ai akuzoi Ramën e Metën duke i cilësuar si aleancistët e 1 prillit për përfitim me klientelën e tyre të qindra milion eurove në kurriz të shqiptarqëve.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

I tillë është edhe rasti i tenderit të fundit prej 5 milion dollaresh i fituar, sic akuzon basha nga ai që ka ndërtuar vilën e shtëpinë e kryeministrit Rama. “Eurocol  kishte ofertën më të lartë: 750 milion lekë më shumë ishte oferta e mikut të Edi Ramës.

Lekë gjaku të marra me hir e me pahir nga xhepat tuaj janë dhënë për selinë e re të OSHE-së”, deklaroi Basha, ndërsa vuri në dukje se nuk qeveria nuk investon as për shkolla, as për rrugë dhe as për kompënsimin e të përndjekurve.

Kreu demokrat u tha lushnjarqëve se ranma sapo u kthye nga Neë York mbylli pazarin me Metën. “Kush janë këta që flasin për moçalarë e zvarranikë”, deklaroi kreu demokrat, duke iu referuar epiteteve që përdorin Rama dhe Meta, ndërsa theksoi se qytetarët shkojnë në në shtrat me ankthin e ditës së nesërme”. Ai deklaroi se opozita dhe PD nuk bëhen pjesë e ashnëj pazari.

“Lulzim Basha e ka aleancën me qytetarët. Kurrë pazar me Edi Ramën dhe Ilir Metën. Jemi gati për pastrimin e Tiranës politike nga plehrat e një prillit, deklaroi në Lushnje kryetari i Partisë Demokratike.

ME TE LEXUARAT