Iranianët mbështesin marrëveshjen, por presin shumë

0

iraShumica e iranianëve mbështesin marrëveshjen bërthamore me fuqitë botërore, por një pjesë e tyre gabimisht beson se ajo shënon fundin e menjëhershëm të të gjitha sanksioneve amerikane. Një anketë me 1,000 iranianë, e realizuar nga Universiteti i Merilendit dhe kompania e kërkimeve IranPoll.com, ka gjetur se 76 përqind e të anketuarve mbështesin kompromisin për t’i dhënë fund izolimit të tyre, në këmbim të mbikëqyrjes ndërkombëtare të programit të tyre bërthamor.

Por, kjo mbështetje mund të jetë më e dobët sesa duket, pasi iranianët duket se kanë disa përshtypje të rreme dhe besojnë se marrëveshja do t’i përfundojë shpejt sanksionet ekonomike ndërkombëtare.

Kliko per me shume info

Në fakt, Shtetet e Bashkuara dhe fuqitë e tjera janë pajtuar që të heqin vetëm sanksionet që lidhen me programin bërthamor të Iranit dhe vetëm atëherë kur Irani të ndalojë pasurimin e uraniumit.

Sanksionet e tjera, të vendosura për shkak të mbështetjes së dyshuar të Iranit për grupet terroriste apo për shkak të ndërhyrjeve politike në rajon, do të mbeten.

Por, sipas anketës, 56 përqind e iranianëve as që janë të vetëdijshëm se qeveria e tyre është pajtuar që të kufizojë kërkimin bërthamor.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.