"Bunkeri" të përndjekurit protestojnë me "liri, demokraci" në Tiranë

Politikë

protesta-bunkeriIncidente dhe momente tensioni kanë shoqëruar protestën e zhvilluar pasditen e sotme nga ish të përndjekurit politikë përpara Ministrisë së Brendshme.

Protestuesit kanë kundërshtuar ngritjen e një bunkeri të vendosur pranë këtij institucioni.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Manifestuesit kanë kërkuar heqjen e këtij objekti përpara këtij dikasteri dhe përmes thirrjeve “Liri Demokraci” dhe “Poshtë Komunizmit” kërkuan largimin e qeverisë.

Protestuesit kanë paralajmëruar se nuk do të rreshtin së kërkuaru në largimin e bunkerit. Të pranishëm në këtë protestë ishin edhe përfaqësues të Partisë Demokratike, të cilët mbështetin ish të përndjekurit në kauzën për të cilën ata protestojnë.

ME TE LEXUARAT