Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Zbardhet letra e Brahos: Prifti e Doshi, ofertë Ismailajt në emër të Ramës e Bashës

brahoooo“Janë duke u ndërmarrë përpjekje serioze për realizimin e një skenari ogurzi që synon shkaktimin e kaosit dhe destabilitetin politik në vend dhe që ka për autor kryesor Deputetin Tom Doshi dhe ish –deputetin Dritan Prifti”.

Ky është një prej paragrafëve thelbësorë të letrës që kryetari i Komisionit Parlamentar të Sigurisë, Spartak Braho u dërgoi mëngjesin e të hënës së 28 shtatorit Presidentit të Republikës, Kryeministrit, Kryetarit të Kuvendit, Ministrit të Drejtësisë, Prokurorit të Përgjithshëm, Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë dhe kreut të Shërbimit Informativ Shtetëror për t’i vënë në dijeni të planit që sipas tij po thurnin deputeti Doshi dhe ish –Ministri i Ekonomisë.

Plani sipas tij do të realizohej duke detyruar Kastriot Ismailajn, administratorin e kompanisë DIA që të implikonte Ilir Metën në skandalin e cështjes CEZ – DIA. Për këtë arsye, thotë Braho në letrën, pjesë të së cilës Klan po i publikon ekskluzivisht, Doshi e Prifti kanë kanë kontaktuar disa herë me bashkëshorten e Kastriot Ismailajt, të cilin e kanë të njohur të vjetër.

“Tom Doshi e Dritan Prifti janë dy të njohur të vjetër të Kastriot Ismailajt, personazh kryesor në cështjen CEZ – DIA. Ata kanë kontaktuar dhe janë në kontakt të vazhdueshëm me familjarë të Kastriot Ismailajt dhe në veçanti me bashkëshorten e tij Vojsava Ismailaj për të përfshirë këtë të fundit përmes një skeme mashtrimi dhe me premtime për të liruar nga akuzat Kastriot Ismailajn në këmbim të deklaratave ose intervistave që synojnë implikimin e Kryetarit të Kuvendit në skandalin CEZ – DIA dhe vazhdimin e skenarit të mëparshmë destabilizues”.

Spartak Braho shkruan se në këtë skenar Doshi e Prifti kanë përdorur edhe emrin e Kryeministrit, kryetarit të opozitës dhe Ambasadën Amerikane.

“Tom Doshi e Dritan Prifti i kanë dhënë garanci Vojsava Ismailajt në emër të Kryeministrit Edi Rama, kryetarit të opozitës, Lulzim Basha për lirimin e bashkëshortit në këmbim të deklaratave që do të implikonin Kryetarin e Kuvendit, madje duke përmendur edhe Ambasadën e SHBA”.

Duke theksuar se një skenar i tillë me presione dhe veprime kriminale të personave të përfshirë në këtë përppjekje për destabilizim dhe kaos, mund të ketë pasoja për sigurinë dhe stabilitetin e vendit, Braho kërkon si kryetar i komisionit të sigurisë kombëtare në kuvend, t’i jepet mbrojtje fizike Vojsava Ismailajt dhe familjes së saj, e cila rrezikon kërcënime e madje edhe pengmarrje.

“Kërkoj mbrojtjen fizike të Vojsava Ismailajt dhe familjes së saj, për të shmangur kërcënimet apo edhe më rëndë akoma, pengmarrjen e saj për ta detyruar për të dhënë deklarata apo intervista që do të zhvendosnin vëmendjen apo devijonin qëllimin e hetimit të aferës CEZ – DIA”.

Alarmin e tij Braho e mbështet edhe tek një fakt tjetër.

“Paralajmërimi për këtë skenar që është duke u zhvilluar nuk duhet neglizhuar pasi Tom Doshi dhe Dritan Prifti janë edhe protagonist kryesorë të vetëdeklaruar si të tillë të ngjarjeve që prodhuan dhunën e 21 janarit”.

Në letrën e tij Braho ka edhe detaje të tjera që lidhen me takimet e zhvilluara mes Tom Doshit e Vojsava Ismailajt. Njëri prej tyre i ndodhur javën e kaluar në një prej kafeneve të një hoteli në në Tiranë nuk është mohuar as nga Doshi e as nga Ismailaj. Por të dy ata kanë mohuar që të kenë folur për skandalin CEZ – DIA dhe kanë thënë se ka qenë një takim rutinë si dy persona që njihen prej 15 vjetësh.klan

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!
2 Comments
  1. shkodra says

    meta ik mos ja mbath edhe kesaj here e treta e verteta te pret vec burgu se e ke pushtu gjith shqipnin mor llomhane

    1. tokesori says

      mos u bej merak, tani do ta debosh ti Meten, dhe pa qene e treta ai do iki.

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet