Nishani: Koalicioni i majtë është krisur, kanë prekur shtyllat e shtetit

Politikë

nishani155Presidenti Bujar Nishani ka akuzur mazhorancën se ka goditur tre shtyllat ekzistenciale të shtetit, ku Presidenti luan një rol balancues.

Në “ Tonight Ilva Tare” ai ju referua këti sistemit të drejtësisë, çështjeve të sigurisë dhe politikës së jashtme.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Duke mbetur tek kjo e fundit, Nishani tha se mbarimin e mandatit të Ambasadorit të Shqipërisë në OSBE e përcakton vetëm Presidenti.

Marrëdhëniet me mazhorancën

Nishani: Në çështjet e marrëveshjeve politike dhe zgjidhjeve politike kur ato kërkohen janë palët politike të cilat duhet të orientojnë zgjidhjen politike duhet të jenë pjesë e saj. Por Presidenti mund të jetë i nevojshëm në një moment të caktuar që duke ushtruar kompetencat e tij padyshim që mund të krijojë lehtësirat e nevojshme që çdo situatë e një ngërçi politik të mos shkarkojë tek jeta institucionale, funksioni i shtetit dhe qytetarët. Ndaj është paraparë dhe në Kushtetutë funksioni i Presidentit si balancues i pushteteve dhe institucioneve. Ka një dozë shqetësimi sa i takon mënyrës së sjelljes së qeverisë ndaj institucionit të Presidentit dhe jo vetëm në çështjen e drejtësisë.Po të shikosh çështjet e politikës së jashtme, sigurisë dhe drejtësisë që janë tre kolonat e një shteti ku Kushtetuta dhe kushtetutbërësit i kanë dhënë Presidentit për të luajtur këtë rol balancues, sjelljet e dy viteve të fundit të mazhorancës duke i hequr kompetencat Presidentit si komandant i përgjithshëm i Forcave të Armatosura dhe duke ja reduktuar një pjesë të tyre kanë dëmtuar njërën prej kolonave që lidhet me çështjet e sigurisë kombëtare.Pjesën tjetër të sistemit të drejtësisë, nuk ka të bëjë fare me kreun e KLD, Presidenti ka vetëm një kompetencë formale që është ajo e organizimit dhe drejtimit të mbledhjes. Në çështjet të rëndësishme të KLD Presidenti nuk ka të drejtë vote fare.Presidenti ka rol balancues kur vjen puna tek procesi i emërimit të gjyqtarëve ne gjykatën e lartë dhe Kushtetuese të cilët emërohen nga Presidenti dhe miratohen nga Kuvendi.Ka dy vjet që të gjitha dekretet e Presidentit për emërimin e anëtarëve të gjykatës së lartë janë rrëzuar pa asnjë justifikim, argument dhe referencë ligjore nga Kuvendi. Edhe kjo shtyllë është goditur dhe rrëzuar. Kishte mbetur deri tani shtylla e tretë, e politikës së jashtme, ku kreu i shtetit përfaqëson politikën e jashtme të Shqipërisë.Rasti më i fundit dhe në vijimësi procedura e emërimit të Ambasadorëve.Sjellja më e fundit duke e larguar një Ambasador nga pozicioni i tij pa dekret të Presidentit ka goditur dhe shtyllën e tretë të ekzistencës dhe funksionimit të shtetit.

Nishani: Mandatin e përcakton Presidenti, sjellin kandidatura pa CV

Ambasadori në Vjenë

Rasti i Ambasadorit të Shqipërisë në Vjenë pranë OSBE, cila është arsyeja që ju nuk e ç’dekretonit?

Nishani: Nuk ka as 2 dhe as 3 vjet që është kërkuar. Ka një periudhë të caktuar që është kërkuar. Fillimin dhe mbarimin e mandatit të një Ambasadorit e përcakton vetëm Presidenti dhe askush tjetër.Ligji parashikon kritere.Ambasadorët aktualë janë emëruar me ligjin e vjetër dhe janë subjekt i atij ligji edhe për mbarimin e mandatit të tyre.Një ligj i ri nuk ka fuqi prapavepruese. Në ligjin aktual thuhet “mandati i Ambasadorit është si rregull tre vjet” dhe fjala si rregull nuk është vendosur pa qëllim.Kjo bëhet që për arsye shtetërore në situata të caktuara afati 3 vjeçar shtyhet derisa të gjykohet se interesi i shtetit në atë çështje të caktuar është realizuar.Ka qenë edhe në ligjin e kaluar si rregull 4 vjet dhe është vendosur dhe në ligjin e ri si rregull deri në 3 vjet. Në rastin e Ambasadorit në OSBE i cili e ka kaluar mandatin 3 vjeçar, por aktualisht Shqipëria ka interesa të rëndësishme shtetërore në suazën e OSBE.

Mund të shkojë një Ambasador tjetër?

Nishani: Patjetër.Por ama një Ambasador që ta përfaqësojë shtetin shqiptar për atë interes të veçantë që ka aktualisht shteti shqiptar në OSBE.Nuk mund të shkojë kurresi një person i cili nuk ka punuar më parë në diplomaci, nuk plotëson kriteret e të qënit Ambasador, nuk ka vjetërsinë e caktuar.

Nuk jeni dakord me kandidaturën që do të çojë kjo mazhorancë në Vjenë?

Nishani: E kam bërë të qartë se kandidatura e sjellë për në OSBE sëpari nuk plotëson kriteret ka në suazën e OSBE. Sepse për fat të keq e ligjit dhe së dyti nuk i përgjigjet interesit shtetëror që Shqipëria propozimet për Ambasadorë Presidentit i vinë vetëm në një copë letër ku i thuhet propozojmë të emërohet filani Ambasador dhe nuk shoqërohet me asnjë CV personale.Ambasadorët e huaj që vinë dhe paraqesin letrat kredenciale paraqesin tek Presidenti një CV të plotë. Kandidatët për Ambasadorë të Shqipërisë nuk vinë fare.

Për Ambasadoren në SHBA ju ka ardhur i tillë dokumentacioni që e dekretuat?

Nishani: “Po, pasi e kam kërkuar unë, ka ardhur padyshim”.

“Po rastet e tjera nuk jua kanë sjellë?

Nishani: “Në të gjitha rastet që unë i kam kundërshtuar dhe kam kërkuar publikisht çështjen e konsultës ka qenë se Presidenti, besoj që jo vetëm është pjesë e etikës por është detyrim ligjor, duhet të njihet me kandidaturën, çfarë përfaqëson. Sot vetëm për një emrëim kërkohet CV-ja, dokumenti përkatës, imagjinoni për një ambasador. Nuk përfillet dërgimi i një informacioni të tillë tek presidenti, si respektohet më pas ky institucion, si zgjidhen çështjet e shtetit shqiptar

A mendoni nga pozitat e një qytetari, që vendi nuk përfaqësohet në vende të rëndësishme, sepse ka interpretime të ndryshme nga mazhoranca dhe nga ana juaj. Çfarë ndodh me imazhin e Shqipërisë ndërkohë? Si rasti i Kumanovës, ku ne ishim pa ambasador pikërisht prej këtyre përplasjesve?

Nishani: “Kjo është çështje që ka të bëjë me integritetin e shtetit, me seriozitetin dhe interesin e shtetit. Shteti shqiptar ka interesa të caktuara të ndryshme në vende të ndryshme përsa i takon qoftë çështjeve shtetërore qoftë çështjeve kombëtare, ekonomike, politike, diplomatike, kulturore. Më bën çudi se si sot ne kemi delegacionin shtetëror të Shqipërisë në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së me ambasadorin tonë atje të liruar nga detyra. Unë u çudita kur erdhi propozimi nga qeveria për ta liruar ambasadorin tonë në OKB sepse përpara ishte vizita e delegacionit shtetëror shqiptar në OKB, e mendova që do kishte arsye të fortë që përpara se delegacioni të shkojë në OKB që ambasadori të lirohet sepse mund të ishte pritur edhe pas vizitës, të mbaronte vizitën shtetërore delegacioni shtetëror në OKB dhe pastaj të sillje propozimin megjithatë mendova se qeveria kishte arsye të fortë që e kishte liruar atë përpara se të kryhej aktiviteti dhe ju përgjigja në mënyrë korrekte: Jam informuar që ambasadori është liruar nga detyra dhe nuk gjej sot një përgjigje për arsyen që u kërkua. Por jo vetëm në Nju Jork, por në një sërë vendesh është liruar ambasadori dhe nuk ka asnjë propozim për emërimin e ambasadorëve të rinj dhe vazhdojnë të mbeten vendet vakantë”

Gabim fatal artikulohet largimi i OSBE

A keni ndonjë koment për raportin e OSBE?

Nishani: Nuk kam asnjë koment. OSBE vetë refuzoi të bëjë komente. E quajti material jo zyrtar.

Largimi i OSBE-së?

Nishani: Do të ishte një gabim fatal nëse artikulohet largimi I OSBE. Shqipëria nuk mund të bjerë kurrë në standardin e Bjellorusisë.

Hetimet do nxjerrë urdhëruesin e përgjimeve

Përgjimet?

Nishani: Kanë bërë një gabim fatal ata që e kanë marrë përsipër. Do të përballen me ligjin. Është një cështje që do të shkojë drejt një hetimi. Gjithkush që ka shkelur ligjin dhe ka marrë kurajo të ndërhyjë me metoda të paligjshme në jetën private të presidentit dhe familjarëve. Akti është shumë i rëndë, është antiligjor. Nëse do kërkonin leje unë

Kush është urdhëruesi?

Nishani: Nuk di ta them, por hetimi do ta nxjerrë

Jeni i vendosur të kërkoni hetim?

Nishani: Pa diskutim është cështje integriteti.

Kush janë arsyet?

Nishani: Hetimi do nxjerrë urdhëruesit dhe arsyet. Është një çështje shumë serioze

Kur jeni vënë në dijeni të përgjimit?

Nishani: Ka disa kohë, por bëra disa verifikime

Ka ndaluar apo vazhdon përgjimi?

Nishani: Nuk kam informacion. Nuk më shqetëson pjesa përmbajtësore por akti. Do e konsumoj në institucionet ligjore.

ME TE LEXUARAT