Lajmi Fundit
LajmiFundit, Portal me Lajme nga Shqiperia

Abrashi, gol në fitoren 2-0 me FSV Frankfurtin e Kapllanit

abrahAmir Abrashi nuk është thjesht një lojtar kyç i formacionit të Frieburgut por edhe një golashënues i formacionit që pretendon ngjitjen në Bundesligë. Mesfushori i Kombëtares Shqiptare realizoi golin e dytë dhe të sigurisë në fitoren 2-0 ndaj Frankfurtit të Edmond Kapllanit, teksa në pjesën e parë pikërisht në minutën e 39 kishte realizuar Philip. Gjatë 45 minutave të para Frieburgu fitoi një 11-metërsh, por që nuk u shndërrua në gol nga Petersen.

Skuadra e Abrashit përfitoi edhe nga humbja e Bochumit për të marrë e vetme kryesimin në Bundesligën e dytë.

25-vjecari shënoi ndaj Frankfurtit golin e tij të dytë sezonal, pas atij të shënuar në fitoren 2-0 në transfertë me Kaizerslauternit. Forma dhe golat e Abrashit janë një lajm shumë i mirë edhe për Kombëtaren Shqiptare, në prag të dy eliminatoreve të fundit të Europianit ndaj Serbisë dhe Armenisë. Supersport

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet