Vodhën bankomatin me 100 mijë euro, mes të arrestuarve në Itali edhe një shqiptar

Aktualitet

Agron-lullaVodhën bankomatin me 100 mijë euro në aeroportin ndërkombëtar të “Riviera Koralit” në Alghero të Sardenjës por përfunduan në prangat e policisë. Ngjarja ndodhi në Itali dhe mediat e vendit fqinj thonë se në pranga ranë 6 persona, mes të cilëve shqiptari Agron Lulla 34 vjeç, një qytetar italian e 4 nënshtetas rumunë. Me dy furgona të vjedhur, ata fillimisht kanë bllokuar me bllok çimentoje hyrjen e automjeteve në parkingun e aeroportit. Kanë shkatërruar dyert e brendshme të tij, duke u futur më furgon deri pranë bankomatit dhe më pas kanë lidhur me automjetin, bankomatin e vjedhur duke e tërhequr zvarrë deri në dalje të aeroportit.

ME TE LEXUARAT