Mustafa: Qytetarët të informohen, para nënshkrimit të peticionit

Kosovë&Rajon

isa-mustafa2015Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa i ka ftuar qytetarët të informohen në mënyrë të drejtë me përmbajtjen e marrëveshjeve mes Kosovës dhe Serbisë

, që nga viti 2013 e këtej, para se të nënshkruajnë peticionin e partive opozitare në Kosovë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ai nuk ka përmendur emra të subjekteve, por ka lënë të kuptohet se deputetët e AAK-së dhe ata të Nismës për Kosovën e kanë votuar marrëveshjen për normalizim të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë në 2013-n.

“Qytetarët duhet të informohen në lidhje me atë çfarë përmbajnë këto dokumente, kush i votoi ato në Kuvendin e Republikës së Kosovës dhe kush nuk mori pjesë fare në votim, edhe pse ishte i pranishëm”, ka shkruar Mustafa, në llogarinë e tij në Facebook.

Sipas Mustafës, është ironike që ata, të cilët votuan ligjin për ratifikimin e marrëveshjes, të kundërshtojnë marrëveshjet dhe të bashkorganizojnë peticion, madje dhe të kërkojnë nënshkrime nga qytetarët që të mos zbatohet ligji.

“Çështja tjetër është se, a është dashur të krijohet Asociacioni apo jo? Ai nuk do të ndodhte sikur të arrinim të integronim me kohë serbët e Kosovës dhe sikur, për fajin tonë por edhe të disave prej bashkësisë ndërkombëtare, të mos mbetej e ndarë pjesa veriore e vendit nën ndikimin e plotë të Serbisë. Tashmë kjo është zgjidhja që përkrahet nga miqtë tanë, të cilët na ndihmuan ta çlirojmë vendin, të shpallim Pavarësinë dhe të ndërtojmë shtetin e pavarur”, ka shkruar Mustafa në Facebook.

ME TE LEXUARAT