Tahiri: Prona e Kosovës e pakontestueshme

Kosovë&Rajon

edita-tahiriNë lidhje me pretendimet e palës serbe që çështja e pronës së Kosovës të diskutohet në dialogun e Brukselit, ministrja për Dialog, Edita Tahiri, shkruan në faqen e saj në Facebook se prona e shtetit të Kosovës asnjëherë nuk është diskutuar dhe nuk do të diskutohet në dialogun Brukselit dhe me askënd tjetër, sepse prona i takon shtetit të Kosovës dhe është nën sovranitetin shtetëror të Kosovës.

“Kosova ka të drejtën e vetos për pronën e sajë në dialogun e Brukselit, dhe kjo çështje është konfirmuar edhe në marrëveshjen e fundit për energjinë të datës 25 gusht 2015, ku thuhet se prona brenda territorit të Kosovës është në pronësi të Republikës së Kosovës, në bazë të Kushtetutës dhe ligjeve të Kosovës dhe ligjeve ndërkombëtare”, shkruan Tahiri.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ministrja për Dialog citon më tej se marrëveshja për energjinë e datës 25 gusht 2015, në një pjesë të sajë ku paraqiten qëndrimet mohuese të palëve për këtë çështje, i jep Kosovës të drejtën e vetos për të bllokuar tendencat e vazhdueshme të Serbisë që çështja e pronës të diskutohet në dialogun e Brukselit.

“Ne kemi qenë të vendosur dhe asnjëherë nuk e kemi lejuar që në agjendën e dialogut të Brukselit të vihet çështja e pronës së Kosovës gjithë këto vite të këtij procesi, tani më ky r efuzim i jonë është vulosur edhe me marrëveshjen e fundit për energjinë të nënshkruar nga kryeministrat e të dyja shteteve dhe BE-së. Me fjalë tjera, në rast se Serbia do të provoj përsëri që të kërkoj nga BE-ja vënien në agjendë të çështjes së pronës së Kosovës, ne do të ushtrojmë të drejtën e vetos për ta refuzuar një gjë të tillë, duke u bazuar pikërisht në këtë marrëveshje që mbanë nënshkrimet e dy shteteve. Për informimin tuaj, asnjë temë nuk mund të diskutohet në dialogun e Brukselit nëse palët nuk pajtohen për te, prandaj asnjëherë tema e pronës së Kosovës nuk do të diskutohet në Bruksel sepse ky mospajtim tashmë është nënshkruar nga të dyja palët dhe Bashkimit Evropian si palë garantuese e marrëveshjeve”, shkruan ministrja Tahiri në postimin e saj në FB  rtk

ME TE LEXUARAT