Shuhet pikëpyetja, qeveria mohon nismën për largimin e OSBE-së

Aktualitet

qeveria14Nuk do të ketë largim të misionit të OSBE-së nga Shqipëria. Lajmi për largimin nga vendi ynë të zyrës së Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim qarkulloi në media duke e lidhur atë me raportin jozyrtar të saj, ku flitej për implikimin në afera të dyshimta të politikanëve të lartë shqiptarë.

Për këtë shërbeu një email i Ministrisë së Jashtme, që i kërkonte ministrive të tjera në vend reduktimin e projekteve me OSBE-në.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Burime të Top Channel bëjnë me dije se kjo nuk ka të bëjë me asnjë masë të qeverisë shqiptare ndaj organizatës, por email-i në fjalë vetëm sa iu kërkon institucioneve shqiptare të vendosin sipas prioriteteve projektet me OSBE-në.

Kjo është një procedurë rutinë përpara çdo mbledhjeje të vendeve të organizatës në tetor në Vjenë, ku vendet anëtare miratojnë projektet dhe buxhetin për to. E njëjta kërkesë institucioneve shqiptare iu është bërë çdo vit.

ME TE LEXUARAT