Studentët kërcënojnë kryekomunaren Mimoza Kusari-Lila: Jashtë universitetit!

Kliko per me shume info

mimozaStudentët e Universitetit të Gjakovës “Fehmi Agani” kanë paralajmëruar se nëse deri më 25 shtator nuk merren masa për largimin nga universiteti të kryetares së Gjakovës Mimoza Kusari-Lila, e cila ishte emëruar anëtare e Këshillit Drejtues të këtij universiteti do të organizojnë protesta.

Përmes një njoftimi për media, studentët thonë se këto protesta do të zhvendosen nga universiteti deri tek Ministria e Arsimit.

Kliko per me shume info

“Aty atëherë do të ketë edhe kërkesa të tjera, jo vetëm të largimit të atyre që janë jashtëligjorë, por do të kërkojmë edhe më shumë dorëheqje dhe shkarkime të atyre që emërojnë njerëz të jashtëligjshëm” thuhet në kumtesën për media .

Studentët e “Fehmi Aganit” po ashtu kanë kërkuar nga kryeministri Isa Mustafa zëvendësi i tij Hashim Thaçi dhe kryekuvendari, Kadri Veseli që sa më parë të reagojnë te Ministri i Arsimit Arsim Bajrami për largimin e Kusari-lilës nga ky institucion arsimor.

Ndërkaq, mesazhi i tyre për të parën e Gjakovës ishte : Jashtë universitetit…. oj Mimozë!!!

loading...

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here