Ambasadori Delawie kërkon program të rreptë kundër korrupsionit

Kliko per me shume info

ambasadoriAmbasadori i ri i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Greg Delawie, thotë se për të sfidë do të jetë përpjekja për të luftuar korrupsionin.

Në një fjalim të tij gjatë hapjes se seminarit “Aspektet Ligjore të luftës kundër korrupsionit”, Delawie ndër të tjera tha se luftimi i korrupsionit është sfidë për çdo qeveri.

Kliko per me shume info

Edhe pse ambasadori i ri thotë se është përpjekje e zorshme, një gjë e tillë e sheh të domosdoshme.

Hapjen e këtij seminari dhe mbajtjen e këtyre lloj aktiviteteve Delawie e ka parë si shumë të rëndësishme.

“Një program i rreptë kundër korrupsionit krijon mjedisin e tillë ku veprat e korrupsionit identifikohen lehtësisht dhe pastaj ndiqen lehtësisht penalisht. Kostoja e të qenit i korruptuar do të jetë shumë e lartë. Ky seminar trajton mënyrat se si zyrat tuaja mund të ndryshojnë gjendjen tuaj”, tha Delawie gjatë një fjalimi të shkurtë në këtë seminar.

loading...

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here