Lajmi Fundit
Lajmi i Fundit, Lajme Shqip, Gazeta, Informacione nga Shqiperia

Shtëpia me gjethe, këto ishin pajisjet që përgjonin shqiptarët

pergjuessNë dhomën numër pesë, në katin e parë të ndërtesës dykatëshe streohet ajo çfarë mbeti nga arsenali që për më shumë se 40 vite përgjoi shqiptarët. Numërohen rreth 1 mijë objekte, të blera në Kinë, Rusi dhe Gjermani. Edhe për të sotmen përbëjnë markat më të mira dhe të kushtueshme.

Mes çimkave, kamerave, aparatëve celularë, mikrofonëve, paisjeve përgjuese për veshjet, formulave kimike për hapjen e zarfeve, nuk mungojnë as manualet e përgjimit. Fotografi që ilustrojnë vendet, apo objektet ku mund të vendosej çimka, nga më e zakonshmja, te statujat e Skënderbeut, që çdo shqiptar e kishte një të tillë e deri te shkopi i bariut.

“Shtëpia me gjethe” është në restaurim. Ndërhyrjet janë në fazën e riparimit të sistemit të energjisë elektrike, ujit dhe ajrimit.

Ndërhyrja e vetme që është bërë në ndërtesë është ky ashensor. Ai do t’i shërbejë personave me aftësi ndryshe. Elementë të tjerë si pllakat e dyshemesë, dyert dhe dritaret edhe pse në një gjendje të degraduar janë riparuar.

Restaurimi kushton 210 milionë lekë të vjetra. Ai mbyllet në fillim të 2016 – s.  Më pas do të kryhet muzealizimi, për të cilin Ministria e Kulturës ka nisur bashkëpunimin me drejtuesin e Muzeut të Stasit, ish – burgu famëkeq i torturave në Berlin.

Hurbert Knabe, një njohës i mirë i diktaturës  në ish -vendet evropiane komuniste, vizitoi “Gjethin” në Tiranë, Spacin e Burrelit dhe Ish – Degën e Brendshme të Shkodrës, që do të shndërrohen në vende të dëshmisë dhe kujtesës nën eksperiencën gjermane.klan

Leave A Reply

Your email address will not be published.