Lajmi Fundit
LajmiFundit, Portal me Lajme nga Shqiperia

Shqiptarët e Preshevës shpallin Asosacionin njësoj si serbët në Kosovë

presheve_8447-340x200Këshilltarët shqiptarë të tre komunave: Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc, tërësi kjo e njohur nga shqiptarët e këtyre komunave si Lugina e Preshevës, në jug të Serbisë, do ta sjellin vendimin për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë shqiptare në Serbi, konfirmojnë zyrtarët shqiptarë të këtyre komunave.

Jonuz Musliu, kryetar i këshillit Nacional të Shqiptarëve (KNSH), i ka thënë Radios Evropa e Lirë se tashmë janë kryer të gjitha përgatitjet për takimin e këshilltarëve shqiptarë të tri komunave me shumicë shqiptare në Serbi, takim ky i cili pritet të mbahet të shtunën, në Preshevë.
“Teknikisht gjithçka është përgatitur për takimin e nesërm të këshilltarëve shqiptarë, në orën 11, në Preshevë. Do të bihet një vendim për Asociacionin e komunave me shumicë shqiptare, në Luginë të Preshevës”, theksoi Musliu.

konflikti ndërmjet forcave qeveritare serbe dhe kryengritësve të Ushtrisë Çlirimtare të Preshevës, Medvegjës e Bujanocit, që luftonin për më shumë të drejta të shqiptarëve në zonë.

Ata shumë herë kanë shfaqur shpresën që edhe procesi i bisedimeve për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë të krijojë hapësirë për përmirësim të gjendjes në atë zonë.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet